Rreth nesh

TSTS Group. Nga viti 2010 është përfshirë në zhvillimin e aktiviteve të ndryshme ne sektorin e industrisë detare. Kjo Kompani është e njohur jo vetëm në Shqiperi, por gjithashtu ndërkombëtarisht per krijimin e Institutitit të Trajnimit dhe Punësimit Detar. Nga viti 2012, ky grup ka ndërmarrë një nismë shumë ambicioze (Yacht Port Services), për të krijuar një shërbim kompleks në lidhje me: marketingun, shitjen, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e barkave dhe jahteve luksoze në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Ky shërbim do të kryhet me standardet me të larta Europiane ISO: 9001:2015 dhe do të jetë në dispozicion të klientelës shqiptare dhe asaj malazeze që ka pasion lundrimin detar.

Yacht Port Services, krahas shërbimeve të brokerimit, përfaqëson kantiere të njohura Italiane për prodhimin e jahteve si Sanlorenzo dhe Rizzardi yachts, për tregun Shqiptar dhe atë Malazez dhe ka krijuar për këtë qëllim zyra shitje ne qytetet e Tiranës dhe Durrësit, për tu ndodhur sa më prane klientelës së interesuar për këto shërbime detare. 

 

Kemi 14 vizitore dhe nuk ka anëtarë në ne linje

Monday the 26th. Oxygen.