Shërbime


Asistencë Administrative Detare

Ky shërbim i ofrohet nëpërmjet zyrës sonë klientëve të ndryshëm, për të mbështetur ata në çështjet e aktivitetit detar që lidhet me lundrimin, duke kontribuar kështu në ofrimin e një asistence në nivel të lartë profesional dhe shërbime këshillimore të lidhura me, shitjen, marrjen me qera, menaxhimin e jahtit dhe ekuipazhit, patenta detare, regjistrimi i flamurit, për klientët vendas e të huaj.

Regjistrimi i flamurit & Menaxhimi i Shërbimeve

Aftësitë tona në kryerjen e këtij shërbimi janë përqendruar në lehtësimin e burokracisë administrative, për të lejuar pronarët e jahteve të konsumojnë ekskluzivisht kënaqësinë e përdorimit të barkave të tyre. Shërbimet tona profesionale shtrihen nga regjistrimi i flamurit, deri në sigurimin e një shërbimi të plotë menaxhimi të jahteve përmes ofrimit të ekspertëve tanë detar që i përkushtohen klientelës në çdo kohë.

Trajnimi për Patentë Detare Jahti

Kursi për marrjen e patentës detare të jahtit, sigurohet nga Qendra e Certifikuar e Trajnimeve TSTS dhe organizohet nga kapiten – skiper me përvojë e të certifikuar, të cilët janë në gjendje të transferojnë njohuritë e tyre të shumta për kandidatët me pasion lundrimin me jahte motorike dhe me vela. Kursi është intensiv dhe zhvillohet jo vetëm për personat pa pervojë detare, por edhe për ata të cilët zoterojnë eksperiencë të përgjithshme në drejtimin e mjeteve ujore. Patenta detare e skiperit, lëshohet nga Administrata Detare, për personat të cilët kanë përmbushur me sukses kursin intensiv dhe nuk ka kufizime bregdetare.

Shërbime Siguracioni

Ekspertiza jonë për siguracionet detare ofrohet nga ekipi ynë i ekspertëve për të gjitha kategoritë e mjeteve lundruese të kenaqësisë dhe anijeve tregtare. Përmes rrjetit të partnerëve tanë, referuar jo vetëm kompanive vendase, por edhe agjencive të huaja të sigurimit, kemi mundësi të ofrojmë çmimin më të mirë të mundshëm në treg, për të siguruar jahtin tuaj.

Shërbimet Tregtare Detare

Ky shërbim ofrohet veçanërisht për klientët e huaj (pronarët e jahteve) të cilët nuk janë të njohur me portin e akostimit dhe kërkojnë furnizime e pajisje të ndryshme të nevojshme për të vazhduar lundrimin. Një person nga zyra jonë do të vihet në dispozicion për të shoqëruar klientelën me makinë dhe per t’i mundesuar te vizitojne qytetin në pikat më të bukura turistike.

Shërbime Financimi

Ky shërbim i ofrohet personave të interesuar për jahte ose pronarëve të tyre, për t’i mundësuar një konsulencë mbi çështjet financiare që shpesh herë janë tepër komplekse dhe ndikojnë drejtëpërsëdrejti në blerjen, dhënien me qera dhe menaxhimin e super jahteve.

Mbështetje Leasing nga Banka

Këto shërbime konsistojnë në ofrimin e zgjidhjeve për financimin e jahteve, duke përfshirë mundësinë e kredititmit nëpërmjet partnerëve tanë, të cilët marrin përsipër të krijojnë mundësi leasing europian, për të gjithë ata klientë që janë të interesuar për ofertat tona. Të gjitha alternativat e financimit në blerjen e jahteve, vihen në dispozicion nga një kontakt i thjeshtë me zyrën tonë, kështu që nëse ju jeni duke kërkuar kreditime për blerje jahti, atëherë jeni në duar të sigurta.

Shërbimet e mirëmbajtjes

Këto shërbime të ofruara nga bashkëpunëtorët tanë, kane per qellim mirëmbajtjen e jahteve, asistence elektrike e mekanike dhe kontrollin periodik. Komunikimi i vazhdueshëm i personelit tonë mban klientelën të informuar për ecurinë e punimeve që jahti do të kryejë në kantier. Gjithashtu me kërkesë të klientit, nje nga surveioret tanë mund të ndjekë personalisht punimet që duhen realizuar, me të njëjtën vëmendje dhe përgjegjësi si vetë pronari i jahtit. 

Kemi 13 vizitore dhe nuk ka anëtarë në ne linje

Monday the 26th. Oxygen.